Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

. “ Statuja e Teutës”

todaySeptember 18, 2026 7

Background
share close

Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon.

Si je? më pyeti.

Mirë, i thashë. Po ti ke humbur fare.

Shumë punë këtë verë -m’u përgjigj.

Pasi shkëmbyem disa fjalë të përgjithshme, më pyeti
E di pse të mora?
Jo – i them.
Dua mendimin tënd për këtë statujën që vumë në Lezhë.
Cilën? -e pyeta, pak i hutuar.
Teutën. Mbretëreshën Teutë.
Aaa, po, po… E pashë diku, shkarazi.
Si të duket? – më pyeti.
Nuk di ç’të them. Nuk kam ndonjë ide të qartë përse dhe për çfarë u vu – iu përgjigja.
Po është simbol historik. Simbol i forcës ilire. Na duhet ky simbol- më tha.

Po shumë mirë, i them. Nëse ju duhet, pse më pyet mua?

Duke qeshur, ma ktheu

Po dua të di çfarë mendon ti.

Po ç’rëndësi ka? i thashë. Nëse ju në Lezhë e vendosët, besoj se keni pyetur ndopak për historinë andej nga Akademia e Shkencave?
Nuk e kam idenë fare – më tha. Por, meqë edhe unë kam kontribuar, doja të dija çfarë mendon ti.

Shiko, – i them duke qeshur, mua Teuta më kujton pak këto Drejtoreshat e sotme që trashëgojnë institucione të mëdha, por në fund arrijnë t’i çojnë drejt falimentimit.

Po pse? më pyeti.

Po ja i them- Teuta mori në dorë regjencën e një mbretërie që Mbreti Agron e kishte fuqizuar ndjeshëm. Ai e shtriu sundimin e tij deri ne Epir dhe ushtria e tij vetem pak kohe pasi vdiq pushtoi Finiqin kryeqendren e Epirit. Por Teuta pas konfliktit me Romën, jo vetem e humbi shtetin Ilir por pas saj fuqia ilire nuk ishte me dominuese ne Ballkan. Mos harro ajo njihet si Mbreteresha qe preu ne Bese legatet romane qe kishin ardhur ne shtepine e saj duke i vrare ata. Eshte nje autor antik – thashe qe quhet Polibius, i cili na rrefen se Teuta urdhëroi vrasjen e të dërguarve romak. Roma e konsideroi këtë akt si një shkelje të rëndë të imunitetit diplomatik dhe ai u bë një nga pretekstet kryesore për Luftën e Parë Ilire.

Miku im heshti për pak. Nuk e dija me tha.

Pastaj, disi i mërzitur nga shpjegimi im me pyeti

Po ti kë do të vendosje?
Unë?- i thashë. Po Ju ne Lezhe e doni me shpate or mik prandaj do të propozoja Mbretin Agron, por me qe ju vute gruan e tij ndermend me vjen Bardhyli, Mbretin e Dardanëve.Një nga figurat më të fuqishme ushtarake të botës ilire. Për vite me radhë u përball me Maqedoninë e cila kishte bere zap qytetet greke Bardhyli me fuqine e tij beri qe Filipi i II, ati i Aleksandrit te Madh te pranonte kushtet e tija,

Po nëse jo Bardhyli me qe qenka nga Kosova? E ngau ai biseden?

Atëherë do të vendosja Kliti, të birin e Bardhylit. i cili ne betejen e Pelionit ( rrethinat e Oherit) u përball me Aleksandrin e Madh., që vetëm pak më vonë do të nisej për të pushtuar Perandorinë Perse dhe e vuri ate në një situatë shumë të vështirë. Kliti dhe aleatët e tij arritën ta detyronin ushtrinë maqedonase të tërhiqej. E ke do thuash ti? Ushtrine qe me vone do pushtonte boten deri ne Indi.

Ashu ee. Me tha i habitur por ende nuk po dorëzohej.

Po ndonjë tjetër?

Glaukun i cili pas vdekjes së Aleksandrit, kur në Epir shpërtheu lufta për pushtet dhe Ajakidi humbi fronin, djali i tij i vogël, Pirro, u gjend në rrezik.
Kasandri, qe trashegoi Maqedonine e Aleksandrit, kërkoi që fëmija t’i dorëzohej. Madje ofroi një shumë të madhe parash. atij
Por Glauku nuk e dorëzoi e mbrojti.dhe më vonë e ndihmoi Pirron të rikthehej në fronin e Epirit.

Por nëse ju kandidaten e doni patjetër grua… i thashë duke qeshur atëherë do të propozoja Cynanen, princeshën ilire, si një princeshë të edukuar në artin e luftës e cila ndeshej ne dyluftime

Kjo qenka histori për statujë – më tha.

Po. Dhe është disa dekada para Teutës.

Pastaj pas nje pauze me pyeti

Po nga të gjithë këta, cilin do të preferoje ti?

Une do zgjidhja Gentin e Taulanteve.
Pse?

Genti ishte një Mbret të urtë. I paqem i cili sheronte popullin e tij me ane te bimeve medicinale. Një lloj Ylli Merja i kohës së tij por qe nuk u merte te holla atyre qe sheronte.
Qeshi me te madhe

Seriozisht – them – Genti është një figurë interesante sepse nuk lidhet me luftën. Ishte një Mbret që nuk përfaqëson shpatën dhe luftën, por sherimin per popullin e tij.

Miku im heshti për pak.

Pastaj tha,

Mirë, u pa puna. Na duhet të bëjmë një statujë të dytë në Lezhë.

As mos e merr mundimin, i thashë. Ne kohet tona or mik askush nuk do simbolin e një burri të urtë që Sheron njerzit e tij
Sot është koha e Drejtoreshave luftarake që i nxjerrin fundin fondeve dhe falimentojnë shtetin.

Qeshi.

Qesha edhe unë.

Dhe kështu u ndamë.

Auron Tare

Written by: WindowMedia.de

Rate it