Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

KOHA PËR NJË PRESIDENT KATOLIK.

todayAugust 16, 2026 8 1

Background
share close

Pas më shumë se një shekulli shtet shqiptar, ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë një hap që nuk do ë ishte thjesht politik, por edhe simbolik, të ketë më në fund një president katolik.
Në një Shqipëri që me të drejtë krenohet me bashkëjetesën fetare, një president katolik do të mund të ishte një dëshmi e kësaj bashkëjetese, pasi ai kurrsesi nuk do të ishte presidenti i katolikëve, por presidenti i të gjithë shqiptarëve.
Duhet thëne se edhe historia ka patjeter edhe një borxh simbolik për të shlyer.
Që nga krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912, vendi ynë ka kaluar nëpër forma të ndryshme të kryetarit të shtetit, nga regjenca e monarkia te republika dhe më pas te sistemi presidencial i Republikës Parlamentare. Institucioni i Presidentit të Republikës u krijua në vitin 1991. Megjithatë në gjithë këtë rrugëtim, një president katolik shqiptar nuk ka qenë ende pjesë e historisë së shtetit, ndonëse katolikët shqiptarë kanë qenë ndër shekuj, një nga urat lidhese më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë me Europën. Përmes tyre ka ardhur shkolla, libri, shtypshkronja, dija dhe një pjesë e rëndësishme e kulturës europiane.
Në historinë e Rilindjes Kombëtare dhe të formimit të identitetit shqiptar, kontributi i katolikëve shqiptarë është një kapitull që nuk mund të anashkalohet. Studimet mbi identitetin kombëtar shqiptar e trajtojnë pikërisht rolin e komunitetit katolik në lëvizjen kulturore të Rilindjes dhe në periudhën e Pavarësisë.
Mjafton të kujtojmë Shkodrën, françeskanët, jezuitët, kulturën e shkrimit, arsimin, publicistikën dhe letërsinë. Mjafton të kujtojmë emra që janë bërë pjesë e kujtesës kombëtare shqiptare. Katolicizmi shqiptar nuk ka qenë vetëm një përkatësi fetare. Në shumë momente të historisë sonë, ai ka qenë edhe një hapësirë e dijes, e kulturës dhe e lidhjes me botën perëndimore.
Në vitet e diktaturës, feja u shpall armike e shtetit dhe në vitin 1967 Shqipëria u deklarua shtet ateist. Të gjitha komunitetet fetare u goditën, por Kisha Katolike u përball me një goditje veçanërisht shkatërruese. Shumë klerikë u ekzekutuan, u burgosën dhe vdiqën në burgje e kampe. Shkollat, kishat, bibliotekat, shtypshkronjat dhe institucionet e saj u mbyllën ose u shkatërruan.
Prandaj dhe mendoj se një president katolik në Shqipërinë e sotme nuk do të ishte thjesht një zgjedhje personale e një parlamenti. Ai do të kishte edhe një dimension të fuqishëm simbolik. Do të tregonte se pikerisht Republika e sotme e Babzilandit nuk ka më frikë nga historia e saj.
Nuk ka asgjë antieuropiane, antimuslimane apo antiortodokse në këtë ide. Përkundrazi.
Nëse ne shqiptarët vazhdojmë të flasim me krenari për harmoninë fetare, atëherë duhet të jemi të aftë ta dëshmojmë atë edhe përmes përfaqësimit. Një shtet që ka pasur presidentë të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme, një ditë mund të zgjedhë edhe një katolik. Jo për ta privilegjuar katolicizmin, por për të treguar se një minorancë fetare nuk duhet të ndiejë se përkatësia e saj është pengesë për të përfaqësuar majën e institucioneve të Republikës. Kjo të te ishte një mënyrë për t’u thënë katolikëve shqiptarë se ju jeni pjesë e kësaj Republike jo vetëm si besimtarë, por edhe si trashëgimtarë të një pjese të rëndësishme të historisë së saj. Bashkëjetesa fetare është edhe t’i japësh tjetrit të drejtën të arrijë secilen prej majave, qoftë kjo edhe Presidenca, aq më tepër kur roli i saj tanimë është zbehur shumë.
Pas më shumë se një shekulli shtet shqiptar,
ndoshta një president katolik do të ishte në fund të fundit, jo një president për katolikët, por mbi gjithçka, edhe një provë se sa europiane është bërë Shqipëria dhe sa e pergatitur eshte ajo per ta pohuar europianizmin permes akteve konkrete.

Shkruan Marash Mirashi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it