play_arrow
Window Radio WindowRadio.de
Ndryshe nga Shqipëria, ku bashkëjetesa fetare është kthyer në një shembull të njohur ndërkombëtar dhe ku shqiptarë myslimanë kanë kontribuar edhe në ndërtimin e kishave, si në rastin e Lezhës, apo familje myslimane në Malësi të Madhe kanë ruajtur ndër vite objekte të kultit të krishterë, një tjetër situatë vjen nga Kosova.
Banorë kanë dalë në protestë në Zagori të Vushtrrisë, duke kundërshtuar ndërtimin e një kishe katolike shqiptare. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, ndërsa gjatë protestës janë dëgjuar edhe paralajmërime se protesta mund të marrë tjetër formë në të ardhmen.
“Sot paqësore, herën tjetër ndryshe”, është një nga mesazhet e përcjella gjatë protestës.
Rasti ka hapur debat mbi tolerancën fetare dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve në Kosovë, veçanërisht në një kohë kur modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare në Shqipëri merret si shembull pozitiv ne mbare boten.
Written by: WindowMedia.de
Copyright Window Media - Developed by Bledi Orhani