Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Bëri kërdinë gjatë pandemisë / Pëllumb Pipero rrjet klinikash private dhe biznes makinash.

todayAugust 29, 2026 105

Background
share close

Përlau miliona euro tendera me depon farmaceutike. Lidhja korruptive me Ilir Metën, bizneset e dyshimta në emrin e gruas dhe djalit

Pas ‘merimangës’ së Infektivit, Najada Çomo, e cila mallkohet pothuajse nga çdo pancient që hyn në derën e atij spitali për shkak të një mekanizimi të pamëshirshëm ryshfeti për çdo shërbim, Pëllumb Pipero është njeriu i dytë i përfolur si përfitues i madh i pandemisë, i cili ka qëndruar edhe pas depos farmaceutike ALMEGIPHARMA, në emrin e bashkëshortes Mimoza Pipero dhe vëllait Gani Pipero, duke përfituar miliona euro tendera në shëndetësi, sidomos gjatë viteve 2009-2012 kur ministër Shëndetësie ishte Petrit Vasili, ‘pupac’ i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Disa dëshmi tregojnë se ish zyrtari i LSI-së Pipero bëri qindra mijëra euro vetëm përmes plotësimit të recetave për pacientët me covid kundrejt pagesës, ndërsa hapi edhe dy klinika për teste Covid në pikat kufitare të Kapshticës dhe Morinën, si dhe një pikë në Rinas, përmes niptit L71813021Q në emrin të birit, Mario Pipero, si person fizik regjistruar që në vitin 2017.

Në kulmin e pandemisë, nëntor 2020, pasi u nderua nga Bashkia e Skraparit me titullin “Qytetar Nderi”, ku u zhvillua edhe një tender për drekën pas ceremonisë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero hapi një rrjet të ri klinikash private mjekësore nëpër Tiranë, në emrin e të birit Mario Pipero.

Rrjeti i klinikave private, një investim qindra mijëra euro, u hap përmes kompanisë Pipero Care, me emër të ndryshuar në Life Plus. Me anë të kompanisë me kapital vetë 1 mijë lekë, Pëllumb Pipero nisi ndërtimin e rrjetit të klinikave mjekësore dhe laboratëve mjekësorë pranë Spitalit Ushtarak Tiranë, në Teg, në Astir, në Sauk, te Lake View përballë Liqenit Artificial, te Pallatet Agimi, Farkë etj.

Pëllumb Pipero, i cili ka mbajtur pozicione drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë si përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës, gjatë pesë viteve të fundit ka investuar qindra mijëra euro me burim të dyshimtë, duke ngritur biznesin e klinikave mjekësore në zonat më të lakmuara të Tiranës, gjithnjë në emrin e të birit. Klinikat kamuflohen përmes kompanive dhe si person fizik.

Në gusht të vitit 2023, Pëllumb Pipero e shet kompaninë Pipero Care, me emër të ndryshuar në Life Plus, e cila kontrollon klinikën e kthyer në spital pranë Spitalit Ushtarak. Kompania u ble me një çmim qesharak nga një persona të lidhur me të ashtuquajturin ‘mafia e protezave’ pranë Spitalit të Traumës. Pas shitjes, vendet e tjera të ushtrimit të aktivitetit të kompanisë, që përkojnë me klinikat private, u hoqën nga kompania.

Klinikat e hequra nga kompania Pipero Care kontrollohen sërisht nga Pëllumb Pipero, përmes nipteve të tjera. Pajisjet e klinikave diktojnë një investim qindra mijëra euro, bashkë me ambjentet me qira ose të blera, staf, taksa etj. Nisur nga kapitali modes i kompanive të themeluara ngrihen dyshime mbi ligjshmërinë e parave të investuara.

Në maj të vitit 2023, djali i Pëllumb Piperos, Mario Pipero nisi edhe një biznes për dhënie të makinave me qira, përmes kompanisë Rental Partners. Kompania rezulton aktive, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë për aktivitetin financiar.

Pëllumb Pipero qëndron pas depos farmaceutike ALMEGIPHARMA, themeluar në vitin 1998, aktualisht pa aktivitet. Kompania e importit, shpërndarjes dhe tregtimit të barnave, artikujve farmaceutikë, parafarmaceutikë dhe pajisjeve mjekësore është në emrin e zonjës Mimoza Pipero, e cila është bashkëshortja e Pëllumb Piperos, si dhe në emrin e Gani Piperos, i cili është vëllai i Pëllumb Piperos.

Pasi Ilir Meta iu bashkua qeverisjes së Sali Berishës në vitin 2009, kompania e Piperos nisi të përfitonte miliona euro tendera nga QSUT për furnizim me ilaçe. Sektorin e shëndetësisë Berisha ia dha si plaçkë Ilir Metës. Ky i fundit vendosi si ministër Petrit Vasilin. Drejtor të QSUT, Meta vendosi Ilir Dashin. Asokohe përflitej se Pipero i merrte tenderat nga QSUT si prestanome i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët urdhëronin Vasilin për t’u kujdesur dhe ndjekur kopsitjen e letrave.

Demaskimi

Written by: WindowMedia.de

Rate it