Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

PROTESTA E 12 SHTATORIT: KUSH PO PROTESTON PËR SHQIPTARËT DHE KUSH PO PËRDOR SHQIPTARËT?

todaySeptember 13, 2026 23

Background
share close

Për ditë me radhë u fol me të madhe për 12 shtatorin. U tha se do të vinin emigrantët, se protesta do të ishte mbarëkombëtare Dhe se do t’i jepej “grushti i fundit” qeverisë Rama.
Emigrantët erdhën. Ndoshta jo në numrin e deklaruar Por pjesëmarrja ishte e kënaqshme.
Dhe një protestë nuk matet vetëm me numrin e njerëzve.

Pyetja është Kush e drejton këtë energji dhe ku kërkon ta çojë? Emigrantët pothuajse u bënë “zotër” të mikrofonit. Dëgjuam patriotizëm, “Shqipëria nuk shitet”, thirrje kundër Ramës, Berishës dhe mbështetje për protestën. Por mungoi thelbi. Cilat janë afatet e kërkesave konkrete? Kush i drejton? Dhe si do të realizohen?

Pas rreth një ore fjalimesh U kërkua rrethimi i Kryeministrisë. Pikërisht atëherë u pa qartë mungesa e një drejtimi të përbashkët. Grupet lëviznin sipas udhëzimeve të tyre. Disa qëndronin, të tjerë lëviznin. Secili grupim kërkonte të dukej si protagonist. Në atë “kaos” u shfaqën edhe drejtues të partive të reja politike. Të cilët kërkuan hapësirën dhe protagonizmin e tyre. Dhe këtu lind pyetja A është kjo një protestë qytetare, apo një garë e re politike?

U shfaqën gjithashtu figura e grupime që në opinionin publik lidhen me atë që quhet “sorosianizëm”. Prania e tyre në pjesë të ndryshme të protestës Ngre pikëpyetje mbi organizimin dhe mbi interesat që mund të fshihen pas saj.

Dhe për të qënë transparent Ata që e kanë organizuar protestën duhet të dalin publikisht. Dhe të thonë hapur. Kush janë? Pse qëndrojnë anonimë? Kush i ka hartuar pesë pikat? Kush merr përgjegjësinë për to? Dhe mbi të gjitha Rruga si do të realizohen?

Sepse kemi dëgjuar për dorëheqjen e Ramës, e qeveris së tij, të gjithë deputetve . Kemi dëgjuar se “Shqipëria nuk shitet”. Kemi dëgjuar për qeveri teknike dhe ndryshim sistemi. Dhe askush nuk po tregon qartë rrugën për të arritur aty.

Një protestë serioze nuk mund të jetojë vetëm me slogane. Dhe ka edhe një mungesë tjetër të madhe Mungojnë kërkesat ekonomike. Ku është fermeri? Ku është biznesi i vogël? Ku është pensionisti? Ku është punëtori? Ku është qytetari që përballet çdo ditë me çmimet, taksat dhe mungesën e perspektivës?
Këto janë problemet që e nxjerrin qytetarin në rrugë.
Pasi Patriotizmi, Nacionalizmi, Sovraniteti janë të rëndësishme.

Por qytetari nuk jeton me slogane. Ai jeton me pagën, pensionin, biznesin, pronën dhe të ardhmen e familjes së tij. Nëse këto probleme anashkalohen, Protesta rrezikon të mos jetë më një lëvizje qytetare. Por një instrument për interesa politike.

Dhe këtu qëndron rreziku. Pasi populli del të protestojë për ndryshimin Ndërsa dikush tjetër mund të jetë duke përdorur protestën për të ndërtuar karrierën e vet politike.

Nëse kërkohet ndryshimi i sistemit. Duhet të thuhet çfarë sistemi kërkohet. Nëse kërkohet qeveri teknike, Duhet të thuhet kush do ta formojë. Nëse kërkohet largimi i klasës së vjetër politike, Duhet të tregohet alternativa.
Dhe nëse janë pesë pika. Duhet të ketë edhe një plan një agat për realizimin e tyre. Përndryshe, ato mbeten vetëm pesë pika të lexuara në mikrofon.

Protesta e 12 shtatorit tregoi se ekziston pakënaqësi. Por tregoi edhe diçka tjetër Pakënaqësia pa drejtim, pa organizim dhe pa alternativë mund të shpërdorohet.
Prandaj organizatorët duhet të dalin nga anonimiteti. Të tregojnë fytyrën. Të tregojnë programin. Të tregojnë rrugën. Dhe të marrin përgjegjësinë. Sepse nuk mund të kërkosh ndryshimin e Shqipërisë duke qëndruar në hije. Pasi është mëkat të harxhosh energjinë e qytetarëve dhe emigrantëve për interesa politike apo individuale.

Në fund mbetet vetëm një pyetje. Kush po proteston për qytetarin Dhe kush po përdor qytetarin për të protestuar për veten?
Pa një përgjigje të qartë, “ndryshimi” mbetet slogan. Dhe protesta rrezikon të kthehet në një teatër politik, Ku qytetari është spektatori dhe protagonistët ndërrohen çdo pasdite.

Duke u kthyer në një protestë propogandistike e mediave eurooiane E cila vazhdon ta pasqyrojë si një protestë kundër Trumo e familjes së t’ij. Duke e kthyer protestën në një “armë” të majtiste europian e amerikan kundët Trump. Ndaj protesta duhet të ketë në tjelb intetesin kombëtarë dhe të popullit shqiptarë Para çdo interesi të huaj.

Nëse kërkesat ekonomike do ishin paraqitur ndaj qeverisë. Ato do kishin dhe afate rrealizimi. Dhe mos rrealizimi nga qeveria. Legjitimon përshkallzimin e saj deri në rrevoltë popullore Pasi kërkesat ekonomike ndaj një qeverie Automatikisht janë dhe kërkesa politike. Ndaj është i domosdoshëm grupi organizator.

Shkruan Fatmir mërkoçi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it