Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

142 Results / Page 13 of 16

Aktualitet

Gjykata e lart rrëzon Veliajn:

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Trupa gjykuese e Kolegjit Penal, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë, në […]

todayJuly 8, 2025 29

Aktualitet

Ervin Salianji lirohet me kusht: Një kapitull i mbyllur, por jo i harruar!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është liruar nga burgu këtë të martë, pas një vendimi të Gjykatës së Fierit që pranoi kërkesën e tij për lirimin me kusht. Vendimi vjen pas disa muajsh qëndrimi në institucionin e vuajtjes së dënimit, ku Salianji ishte dërguar për të përmbushur një dënim njëvjeçar me burgim, të vendosur me vendim përfundimtar nga gjykatat shqiptare për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të […]

todayJuly 8, 2025 6

Aktualitet

Doktori në stilin romantik!

Sali Berisha feston dy përvjetorë të rëndësishëm të jetës së tij: Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mesazh personal dhe emocional, në një nga ditët më të veçanta për familjen e tij. 5 korriku është një ditë simbolike për familjen Berisha. Në një postim publik, lideri historik i Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka zbuluar se kjo datë përkon me […]

todayJuly 5, 2025 9

Aktualitet

Kalaja ironizon ambasadën amerikane!

Adriana Kalaja “merr fitoren” ndaj ambasadës: “Më shumë se dita e Pavarësisë, më gëzoi heqja e bllokut në Facebook” Adriana Kalaja, ish-kandidate për deputete në qarkun e Tiranës dhe një nga zërat më të spikatur të opozitës, ka zgjedhur të reagojë me ironi therëse dhe krenari sfiduese pas një gjesti të vogël por simbolik nga Ambasada Amerikane në Tiranë: heqja e bllokimit ndaj saj në faqen zyrtare të Facebook-ut. Për […]

todayJuly 4, 2025 11

Aktualitet

Po i vjen era shtet!

Rama paralajmëron spastrim në administratë: “Kush ka përfituar në kurriz të shtetit, le të mbledhë plaçkat!” Kryeministri Edi Rama ka dalë sot live në rrjetet sociale me një mesazh të prerë për të gjithë drejtuesit e strukturave të Partisë Socialiste nga veriu në jug. Ai u kërkoi vigjilencë dhe përkushtim ndaj komunitetit, ndërsa paralajmëroi largime të menjëhershme për ata që kanë abuzuar me detyrën apo kanë përfituar në kurriz të […]

todayJuly 4, 2025 8

Aktualitet

Elbasani po helmohet! Elbasanllinjt ushqehen me helm!

Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave […]

todayJuly 4, 2025 4

Aktualitet

Letra e lamtumirës!

Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik, Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime. Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj […]

todayJuly 3, 2025 8

Aktualitet

Ilir Meta i qahet Arben Ahnetajt!

𝐋𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐙. 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣! I dashur Beni!Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke […]

todayJuly 3, 2025 9

Aktualitet

Ciao ciao Zeqine: Partia tënde ta futi!

Rinumërimi në Fier që tronditi mandatin: Zegjine Çaushi jashtë Kuvendit – për 10 vota Një mandat që ndryshoi fatin e një gruaje dhe reputacionin e një partie. Një rinumërim që çoi në skenën politike dikë që kishte mbetur në hije. Dhe një realitet që konfirmon hijet e errëta mbi votën në Shqipëri. Më 2 korrik 2025, Qarku i Fierit bëri histori. Jo për transparencën, por për kaosin. Jo për drejtësinë […]

todayJuly 2, 2025 8