Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

142 Results / Page 14 of 16

Aktualitet

Miratohet unaza e alpeve:

Një lajm i ri për një rrugë të re! 😁 Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet. Një rrugë që lidh Shkodrën, Thethin, Nikaj-Mërturin, Tropojën dhe vazhdon drejt Gjakovës. Siç kemi premtuar, sot Bashkia ka miratuar lejen e ndërtimit për një nga rrugët më të rëndësishme në Alpet Shqiptare që lidh dy qarqe – Shkodrën me Kukësin, përmes zonave të mrekullueshme të Shalës dhe Nikaj-Mërturit, duke krijuar të ashtuquajturin “Trekëndëshi […]

todayJuly 1, 2025 6

Aktualitet

Berisha kërkon shpëtimin në Evrop!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë, lideri i PD ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër farsës elektorale, si në diktaturë. Gjatë fjalës së tij Berisha i bëri thirrje Asamblesë së OSB që të ndihmojë qytetarët e vendit tonë të votojnë […]

todayJuly 1, 2025 8

Aktualitet

Shqipëria digjet! Qeveria krihet!

Shqipëria që digjet – tregu i Durrësit dhe flakët që po përpijnë një shtet të tërë Sot, më 29 qershor 2025, Durrësi u përpi nën flakë. U bë shkrumb me djegien e tregut veror pranë zonës së Ilirisë, një hapësirë që për vite të tëra ka qenë simbol i mungesës së shtetit, i vetëorganizimit qytetar dhe i mjerimit të ligjëruar. Tregtarë që shesin produkte verore, bujq që vijnë nga zonat […]

todayJune 29, 2025 5

Aktualitet

Në parlament sot ra në sy një mazhoranc e lumtur:

Kritja e freskët e kryeministrit pas NATO-s Kuvendi i enjtes nisi me një atmosferë krejt të qetë dhe disi “festive”. Kryeministri Edi Rama u shfaq i relaksuar dhe me një buzëqeshje të veçantë — një gjëndje dukshëm pozitive pasi u kthye nga pjesëmarrja në samitin e NATO-s. Pritshmëritë nga ky udhëtim duket se kishin sjellë rezultate të cilat ndikuan në gjallërinë brenda sallës.  Gazmore e pashmangshme te Ulsi Manja dhe […]

todayJune 26, 2025 8

Aktualitet

Jemi shqipëtar por s’flasim shqip!

🟥Vetëm 29 maturantë morën notën 10 në Gjuhë dhe Letërsi.Në një vend ku flasim shqip, por nuk e mësojmë dot shqipen! Kjo nuk është statistikë, por aktakuza më e rëndë ndaj sistemit arsimor shqiptar. Fëmijët nuk kanë dështuar – ne i kemi dështuar atyre! Një Ministri e Arsimit që lundron me propagandë dhe reforma copy-paste, pa analizë, pa përgjegjësi.Një program mësimor që ngjan më shumë me një fjalor teknik sesa […]

todayJune 21, 2025 8

Aktualitet

SPAK i pret krahët Benet Becit:

Plas në SPAK ……..Dumani përzë Arben Krajën nga drejtimi, ish-kreu i Prokurorisë Speciale miqësi speciale me Benet Becin… Drejtuesi SPAK Altin Dumani përzë Arben Krajën nga drejtimi, ish-kreu i Prokurorisë Speciale miqësi speciale me Benet Becin, njeriun që është nën hetim, për korrupsion gjatë drejtimit të KESHProkuroria e Posaçme duket se është përfshirë në një konflikt të ashpër të brendshëm, që po trondit themelet e drejtësisë së re dhe po […]

todayJune 20, 2025 8

Aktualitet

Psikologët i kërkojnë mëshir kryeministrit Rama!

Tiranë, më datë 17.06.2025Letër publikeDrejtuar:Z.Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. Anëtarësisë së Urdhrit të Psikologut. Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të dalë nga zgjedhjet e datës 05.06.2025Ish-Presidentes së Urdhrit Znj. Valbona Treska, me mandat të mbaruar dhe aktualisht pengmbajtëse e postit të presidentes së Urdhrit të Psikologut.Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut të zgjedhur në vitin 2021. Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ministrisë së Arsimit […]

todayJune 17, 2025 5

Aktualitet

Gaza varreza masive: Pse bota po hesht!?

Analizë kritike Lufta Iran-Izrael: një iluzion strategjik për të fshehur krimin real Në Lindjen e Mesme, çdo konflikt ka rrënjë më të thella se sa ato që na paraqiten në titujt e portaleve dhe kronikat e lajmeve. Lufta e fundit mes Iranit dhe Izraelit është një shembull tipik i kësaj: një teatër politik, një lojë e programuar për të mbajtur të zënë mendjet dhe vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar, ndërsa […]

todayJune 14, 2025 5

Aktualitet

Vera do të jetë e nxehtë me sa shihet:

Media amerikane ‘The Federalist’, ka bërë publike se çështja ku është i akuzuar ish-agjenti i lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është rihapur nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA The Federalist’ shkruan Departamenti i Drejtësisë po ndjek më shumë se thjesht detaje të vogla për akuzat ndaj McGonigal për lidhjet me shqiptarët apo oligarkët rusë. Më tej në shkrim theksohet se ka dyshime se McGonigal spiun i huaj brenda FBI-së, dhe […]

todayJune 12, 2025 5