Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Histori

“Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historigrafisë:

todayFebruary 28, 2026 6

Background
share close

“Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë

Muzeu Historik Kombëtar

Më 28 shkurt 1874, në Frashër të Përmetit lindi Mehdi Frashëri, një nga figurat qendrore të administratës dhe politikës shqiptare. Shkollën e mesme e kreu në Manastir, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Stamboll (1894-1898). Ai shërbeu në poste të rëndësishme të Perandorisë Osmane, përfshirë edhe detyrën e guvernatorit të Jerusalemit.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, angazhimi i tij u përqendrua në konsolidimin e shtetit shqiptar, ku mbajti funksione si ministër, deputet dhe përfaqësues në Lidhjen e Kombeve. Gjatë mandatit si kryeministër (1935-1936), Frashëri u përpoq të zbatonte një program reformash me frymë liberale, që synonte shpërndarjen e tokës për fshatarët dhe krijimin e më shumë hapësire e lirie për intelektualët e rinj në qeverisje.

Në vitin 1939, ai dënoi hapur pushtimin italian. Më vonë pranoi të drejtonte Regjencën nën administrimin gjerman, duke e konsideruar këtë si një mundësi për të ruajtur integritetin e kufijve etnikë dhe për të penguar ardhjen e komunizmit në pushtet. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u largua nga Shqipëria.

Kontributi i tij në historiografinë shqiptare mbetet i rëndësishëm, duke u reflektuar njëkohësisht në veprimtarinë politike dhe në studimet historike e politike që pasqyrojnë zhvillimet e kohës.

Mehdi Frashëri u nda nga jeta në Romë, më 25 maj 1963.

📚 Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 725.

Written by: WindowMedia.de

Rate it