Listeners:
Top listeners:
Window Radio
Aktualitet
todayJuly 7, 2026 12
Për të gjithë malësorët e mi,
Ky ligj sapo është miratuar dhe prek edhe rrethin tonë. Siç mund ta shihni, “Paketa e Maleve” përfshin jo vetëm të gjitha fshatrat më të bukura të zonës, por edhe bregun e liqenit. Lind pyetja, si mund të konsiderohet “paketë e maleve” kur përfshihen edhe zona që ndodhen vetëm 5 metra mbi nivelin e detit?
Shumë prej jush ende kanë probleme me dokumentacionin e pronësisë. Sipas ligjit, në kushte të caktuara dhe për prona shtetërore, toka mund t’u kalohet investitorëve me një tarifë simbolike prej 1 euro.
Prandaj është e rëndësishme që secili ta lexojë ligjin, të informohet dhe të kuptojë se çfarë pasojash mund të ketë për komunitetin tonë.
K R Y E M I N I S T R I – EDI RAMA – 19 Qershor 2026
V E N D I MPËR
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALËSI E MADHE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
a) Zona nr.1, fshati Rapshë, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 659 (dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;b) Zona nr.2, fshati Brojë, pjesë e njësisë administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 026 (katër mijë e njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;c) Zona nr.3, fshati Kastrat, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 612 (katër mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;ç) Zona nr.4, fshati Bratosh, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 992 (nëntëqind e nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;d) Zona nr.5, fshati Vrith, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 284 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;dh) Zona nr.6, fshati Vajush, pjesë e njësisë administrative Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 181 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;e) Zona nr.7, fshati Reç, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 590 (një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;ë) Zona nr.8, fshati Rrepisht, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 939 (një mijë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;f) Zona nr.9, qyteti Koplik dhe fshatrat Kamicë-Flakë, Stërbeq, Jubicë, Kalldrun, Dobër, Ktosh, Gjormë, Omaraj, Grilë dhe Boriç i Madh, pjesë të njësive administrative Qendër, Koplik dhe Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 769 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;g) Zona nr.10, fshatrat Vermosh, Lëpushë, Vukël, Nikç dhe Bogë, pjesë të njësive administrative Kelmend dhe Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 29 614 (njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
a) të zhvillimit ekonomik;b) të zhvillimit industrial;c) të zhvillimit turistik.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare
Shkruan Besmir Semanaj:
Written by: WindowRadio.de
todayJuly 24, 2026 11
todayJuly 23, 2026 12