play_arrow
Window Radio WindowRadio.de
Nuk ka më lekë për sportin, përveç “pensionit-buxhetor” vjetor për federatat sportive.
4 milionë eurot e Kayne Uest, kanë qenë fundi për sportin, në të gjitha prioritetet e tij, për një alokim të mundshëm financimi, kërkuar së fundmi nëpërmjet Ministrisë përkatëse nga federatat sportive dhe KOKSH. Qeveria shqiptare e hodhi poshtë dhe nuk e mori aspak në konsideratë këtë kërsë-alokimi të buxhetit, por indirekt ftoi një komunitet të tërë sportiv që në vijimësi ti bashkohet Bulevardit të Flamingove, pasi hodhi poshtë me refuzim spektakolar aktin normativ kërkues të jo pak institucioneve të sportit për rishikim të Buxhetit. Nga futbolli, te KOKSH, nga mundja te skitë, nga ekipet sportive te Lojërat Mesdhetare e deri te mungesa e stopimi i fondeve për infrastrukturën e Europianit U-21, për të shkuar deri te shpërblimet e medaljeve të sportistëve medalierë në kompeticionet europiane, të marra, por të padhëna ende.
Qeveria nuk e gjykoi të udhës këtë propozim, duke mos I hapur rrugë miratimit të aktit normativ. Mesa duket Lekët “kishin mbaruar” kohë më parë me koncertin e Kayne Uest (4 milionë euro), apo edhe te financimi I padelit (2.2 milionë euro). Edi Rama dhe Qeveria e tij, nuk e hodhi këtë hap për një shtesë të mundshme (me akt normativ) në buxhetin e shtetit për sportet. Arësyet I di vetëm ai, në mos ai, korraca burokrate poshtë tij që I kanë argumentuar se pse sportit duhet ti mbyllet rubineti I oksigjenit financiar që kërkon. Njëherësh Ministria nuk ka përfshirë më këtë kërkesë Lojërat Olimpike Mesdhetare që pritet të mbahen këtë gusht në Taranto, por edhe vazhdimin e projektit “Ekipet Sportive” që ka qenë “bizhuja” e vetë Ramës që në startin e tij.
Koncerti i shifrave të frikshme i ka dhënë një grusht të madh sportit në vend, por njëherësh ka rritur pritshmëritë për ti sjellë në Bulevard shumë shpejt një masë të madhe sportive, së cilës Qeveria Shqiptare i mbylli derën, për të mos lënë një dritë jeshile, apo qoftë edhe një mundësi dakordësimi, në mënyrë që eventet e planifikuara të mos I vrasin federatat përkatëse, por ta gjejnë suportin e shtetit edhe më vonë. Draft-Akti është kaluar në sirtarin e qetësisë së “ruajtjes” së parasë publike nga “gllabëruesit” që duan ta marrin. E teksa për një koncert u zunë “me grushta” se kush do e conte i pari në Qeveri kërkesën për alokim fondi, për sportin përgjigja ishte e qartë: Mu hiqni sysh, se nuk ju llogaris fare!
Por çfarë konkretisht është kërkuar dhe është rrëzuar në Aktin Normativ:
Kjo ishte edhe kërkesa që Ministria I dergoi Institucionit të linjës, asaj të Financave dhe më tej Qeverisë Shqiptare, por një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë nga Qeveria, apo thënë më ndryshe, shteti i ka vënë drynin financimit për sportin, në të gjitha destinacionet bazike sportive që do të prodhonin imazh ndërkombëtar sportiv, dhe tashmë me bllokimin e tyre, si pasojë do të kenë humbje të përfitimeve nga turizmi sportiv.
Kërkesa e refuzuar do ti hapte rrugën, dhe do të zhbllokonte disa arterie financiare të federatave përkatëse në planin ndërkombëtar të eventeve që kishin dhe që kanë në plan të organizojnë në Shqipëri. Por, duket fare qartë që koncerti 4 milionësh i këngëtarit ka zbythur tërë pjesën e sportit, duke bërë që Qeveria ti japë një mesazh të pastër e të qartë lëvizjes sportive në vend:
VRAFSHI VETEN, vdisni se nuk më rruhet fare, po fare!
Dhe në fakt kështu është. Kryeministri duhet ta lexojë ndryshe një kërkesë të tillë, sepse edhe te sporti ka besë, dhe japin besë. Dhe provat I kanë dhënë. Ndikimin e parë dhe direkt në shtet, apo te Kryeministri duhet ta jepte edhe Kryetari I Grupit Parlamentar, Taulant Balla, si një supporter I futbollit, fans I flaktë I tij. Ishte momenti të bënte diçka, është përherë momenti të bëjë sërish një lëvizje sepse sporti nesër nuk do luajë më në mbrojtje 5-4-1, por do të hidhet në sulm me një 4-3-3, që do të prodhojë shumë gola. Kjo zbythje që shteti I beri sportit tani në raport me 4 milionët e Kayne Ëest ishte dhe shpulla më e madhe dhënë për një komunitet të madh sportiv, që nesër mund ta shikosh e gjesh aty ku nuk do dëshiroje kurrë të ishte…
Shkruan Gerti Çarçani:
Written by: WindowMedia.de
Copyright Window Media - Developed by Bledi Orhani