Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

đŸŸ„âž– 302 milionĂ« euro borxh pĂ«r çfarĂ«?

todayJuly 28, 2026 13

Background
share close

đŸ”»âž–PĂ«r armĂ«, apo pĂ«r njĂ« pazar qĂ« nuk duhet ta dijĂ« askush?

Qytetarëve nuk u interesojnë justifikimet procedurale të opozitës dhe as manovrat e shumicës. Qytetarët duan një përgjigje të vetme, të qartë:

➖PĂ«r çfarĂ« do tĂ« merren 302 milionĂ« euro borxh, qĂ« do t’i paguajmĂ« me taksat tona?

➖ÇfarĂ« po blihet konkretisht? ArmĂ«? Sisteme mbrojtjeje? Automjete ushtarake? Pajisje elektronike? Apo diçka tjetĂ«r?

➖Kush Ă«shtĂ« shitĂ«si? Kush e pĂ«rzgjedh kompaninĂ«? Ministria e Mbrojtjes, qeveria shqiptare, pala amerikane, kompani private, kompani izraelite, apo ndonjĂ« oligark qĂ« pret tĂ« pĂ«rfitojĂ« miliona?

➖Pse mbahet e fshehtĂ« pĂ«rmbajtja e marrĂ«veshjes? ÇfarĂ« ka aty qĂ« qytetarĂ«t nuk duhet ta dinĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« faturĂ«n do ta paguajnĂ« ata?

Këto janë pyetjet që duhet të ngrejë një opozitë e vërtetë. Jo të qajë hallin e procedurave parlamentare, ndërsa pranon paraprakisht se do ta votojë marrëveshjen pa i treguar publikut se çfarë përmban.

🌘Zoti Bardhi, nĂ«se besoni se janĂ« shkelur Kushtetuta dhe tĂ« drejtat e deputetĂ«ve, a do t’i drejtoheni GjykatĂ«s Kushtetuese, apo kjo deklaratĂ« do tĂ« mbetet edhe njĂ« reagim formal, pĂ«r konsum mediatik?

Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë protestues ju quajnë një opozitë pa qëndrim, pa guxim dhe pa përfaqësim.

Ne nuk kërkojmë teatër parlamentar.

Kërkojmë transparencë.

Sepse 302 milionë euro nuk janë të Edi Ramës dhe as të Gazment Bardhit. Janë para të shqiptarëve. Dhe shqiptarët kanë të drejtë të dinë çdo cent, çdo kontratë dhe çdo përfitues.

AGORA

Written by: WindowMedia.de

Rate it