Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Blog masonry

Politikë

💥 Rama sfidon protestuesit: “Dorëheqja ime nuk varet nga sorrat e korbat, por nga 800 mijë shqiptarët!”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një mesazh të gjatë dhe me tone të forta politike pas debatit të ndezur që pasoi deklaratat e tij për protestën e quajtur simbolikisht “Bulevardi i Flamingove”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u është përgjigjur kritikëve, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të hyrë në negociata apo dialog me grupet që kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi – sipas tij – mandati që ushtron buron nga vota e […]

todayJuly 26, 2026 22

Botë

Val di Susa në flakë: Protesta degjeneron në dhunë, mbi 150 efektivë të plagosur

Një protestë me rreth 20 mijë pjesëmarrës në Val di Susa, në veri të Italisë, degjeneroi dje në përleshje të dhunshme, pasi një grup prej rreth 700 personash të maskuar u shkëput nga marshimi dhe sulmoi kantierin e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë Torino-Lion. Përplasjet me policinë, karabinierët dhe Guardia di Finanza lanë një bilanc që, sipas përditësimit më të fundit, shkon drejt 150 efektivëve të plagosur. Marshimi nisi nga Venaus në kuadër të festivalit "Alta Felicità", aktiviteti tradicional […]

todayJuly 26, 2026 25 2

Art/Kulturë

Nusja malësore, një ikonë e trashëgimisë shqiptare!

Fotot e paraqitura në këtë kolazh të disavitshëm e shumëvendshëm, sjellin në sy, ëndje, hir dhe adhurim, një univers estetik dhe ritual që e vendos nusen malësore në qendër të një tradite shekullore.Ato nuk janë thjesht portrete dhe tërësi shprehëse të grave të veshura bukur, janë dokumente vizuale të një bote simbolesh, rregullash dhe përfaqësimesh kulturore që mbijetojnë përtej kohës. Në secilin imazh shohim një ansambël të plotë veshjeje, ku xhubleta me valët e saj shkundullitëse, të njohura dhe të […]

todayJuly 26, 2026 29 2

Botë

TRAGJEDI E RËNDË NË MIÇIGAN: Tetë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të vdekur në banesë, mes viktimave gjashtë fëmijë!

Autoritetet po hetojnë një ngjarje që ka tronditur SHBA-në: Një nga ngjarjet më të rënda dhe më tronditëse të ditëve të fundit ka goditur shtetin amerikan të Miçiganit, ku tetë anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre, në një rast që ka lënë të shokuar komunitetin lokal dhe opinionin publik në mbarë Shtetet e Bashkuara. Mes viktimave ndodhen gjashtë fëmijë të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, si edhe dy të rritur, të […]

todayJuly 26, 2026 89 2

Sport

Edhe pse humbës, Kristian Prenga del milioner – meçi që ndryshoi përgjithmonë karrierën e boksierit shqiptar:

Në sportin e boksit profesionist ekziston një shprehje që dëgjohet shpesh: “Në nivelet më të larta, edhe humbësi fiton.” Kjo u vërtetua edhe në superduelin mes boksierit shqiptar Kristian Prenga dhe ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Anthony Joshua. Edhe pse ndeshja përfundoi me humbjen e Prengës, ai largohet nga ringut si një nga fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes. Jo vetëm sepse pati mundësinë të përballej me një nga emrat më të mëdhenj në historinë moderne të boksit, […]

todayJuly 26, 2026 60

Botë

🚨 LAJM I FUNDIT | GJERMANIA NË SHOK PAS SULMIT PRANË PARADËS SË KRENARISË (CSD) NË BERLIN – NJË E VDEKUR, TË PAKTËN 16 TË PLAGOSUR, AUTORITETET NË KËRKIM TË TË DYSHUARIT 21-VJEÇAR ABDUL!

Gjermania është zgjuar këtë mëngjes nën tronditjen e një prej ngjarjeve më të rënda të muajve të fundit. Një sulm i rëndë pranë aktiviteteve të Christopher Street Day (CSD) në Berlin – parada më e madhe në vend në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBTQ+ – ka lënë pas një bilanc tragjik: një grua ka humbur jetën, ndërsa të paktën 16 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje tepër kritike.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pak para […]

todayJuly 26, 2026 33

Horoskopi

HOROSKOPI 📅 I DATËS – 26 Korrik 2026❤️

Astrologjia e Ditës: E Diela e Luanit dhe Fuqia e ekuilibrit Kozmik Sot është e diell, dita e vetme e javës që rregullohet drejtpërdrejt nga Dielli – burimi i jetës, vetëdijes, vitalitetit dhe shkëlqimit tonë të brendshëm. Kjo e diell është veçanërisht e fuqishme pasi ndodhemi në mes të Sezonit të Luanit, shenjë të cilën Dielli e udhëheq natyrshëm. Përplasja e lehtë midis nevojës për argëtim e shprehje të vetvetes dhe përgatitjes mentale për javën e re krijon një ekuilibër […]

todayJuly 26, 2026 40

Opinion

Obsesioni i turismit: me pushues apo pushtues?!

E ashtuquejtuna "Paketa e Maleve apo Haleve" bashkë me narrativën e imponueme të zhvillimit kapitalist, demek të vonuem në Shqipni, asht akti i rradhës i amnistimit dhe thellimit të hajnisë si dhe vorfnimit në nivele sadiste të qytetarëve shqiptar prej zaptuesve pushtetar të tyne në tana nivelet. Mbas "qekut të bardhë", "terapisë shok" dhe imponime të tjera terminologjike (në praktikë shkatërrim metodik të vendit) të masonerisë ndërkombtare të globalizmit ekonomik, e cila kishte gjetë në gjirizet e sistemit të kalbun […]

todayJuly 25, 2026 19

Sociale

Dashuritë dhe kohët nuk parkojnë drejt.

​Tragjedia e fundit në një fshat të Fierit na përplasi sërish në fytyrë një realitet të hidhur: Mangësinë tonë të thellë në edukimin emocional dhe dështimin në total si shoqëri për të kuptuar edhe njëherë dashurinë dhe lirinë.​Krimi i kryer dje,na tregoi sërish se sa lehtësisht keqkuptimet e largësisë, pesha e emigrimit dhe pamundësia për të prandaluar fundin e një ndjenje mund të kthehen në katastrofë. Djali, i mbërthyer në vetminë e mërgimit, e shihte atë vajzë si të vetmen […]

todayJuly 25, 2026 21