E shkuara e Refit Buzit: Rrëmbimi për 400 mijë paund në 2022 dhe paratë e drogës, shkaktarët e 3 viktimave!
Një konflikt i gjatë për shuma të konsiderueshme parash, të ardhura nga veprimtari kriminale në Britaninë e Madhe, dyshohet se çoi në ndarjen e Refit Buzit dhe Rozalinda Plakës, e cila kulmoi të premten me tre viktima. Sipas të afërmve të Rozalindës, Refit Buzi, i njohur edhe si Nertil Buzi, e kishte kanosur më parë me armë, si dhe ishte arrestuar disa herë, por ishte liruar sërish. Ngjarja mori përmasa tragjike një ditë më parë, kur Buzi vrau prindërit e […]