Kërkojmë protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të Republikës së Kosovës:
Organizata Shqiptaria shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të zyrtarit të Policisë së Kosovës, Shaban Hajdari, për humbjen e rëndë të njeriut të tyre të dashur. Çdo humbje e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është humbje për familjen, institucionin dhe për vetë Republikën e Kosovës. Megjithatë, njëkohësisht shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë të thellë për mënyrën se si u organizua ceremonia e përcjelljes së tij në banesën e fundit. Është e papranueshme që një zyrtar […]